| » KATEGORITË |
|
|
| » LAJMET E FUNDIT |
|
|
| » NEWSLETTER |
|
|
| |
| Design by www.albart.com |
|
|
Kërko:
Site
Web
|
EGGRA FITON ĒMIMIN Best of Nation EULDA 07
|
| Related articles |
Letėr publike drejtuar Ministrisė sė Kulturės tė Maqedonisė
• Shoqata e Botuesve Shqiptarė, duke i analizuar rezultatet e shpallura nga Ministria e Kulturės mė datėn 9 mars 2007 erdhi nė pėrfundim se nė pjesėn qė i pėrket veprimtarisė botuese shqiptare nuk janė bėrė ndryshime as cilėsore, e as sasiore, pėrkundrazi ka vėrejtur sėrrish surprizat qė rrėnojnė tė gjitha sistemet e vlerave, jo vetėm ato letrare dhe artistike, por edhe kriteret e profesionit botues. |
Hakmarrje apo respektim parimesh
• Kryetari i SHBSHM-sė, thotė se 63 tituj u janė shpėrndarė 23 subjekteve, ku shumė prej tyre nuk janė botues tė mirėfilltė, por organizata joqeveritare dhe firma tregtare. Anėtari i jashtėm i komisionit, Burhamedin Xhemaili thotė se nuk jemi bazuar te Shtėpia Botuese qė ka konkurruar, por jemi bazuar nė emrin e autorit |
|
|
Posted: 10/10/2007 - 17:07
• Logo e SHBSH-sė fitoi ēmimin "Best of Nation"
EGGRA FITON ÇMIMIN “Best of Nation” EULDA ‘07
10.10. 2007
Eggra është zgjedhur si njëra nga agjencitë më të mira të dizajnit në edicionin e dytë të Eulda-s, (The European Logo Design Annual), e përzgjedhur me 200 agjenci të tjera në mesin e gati 1000 konkurentëve nga 33 shtete te Europës. Eulda është çmim i ri i profilit të lartë që do t’i shpërblejë logot më të mira të dizajnuara në Europë, e vetmja në botë e mbështetur nga ICOGRADA, AIGA, BEDA, PDA, ADCE dhe mbi 65 shoqata të tjera të dizajnit grafik.
Falë origjinalitetit dhe dizajnit të shkëlqyer, logoja e Shoqatës së botuesve shqiptarë është përzgjedhur me çmimin “Best of Nation” dhe do të përfshihet në katalogun vjetor Eulda 2007, gjithashtu do ta ketë edhe Çmimin e nderit në web faqen e Eulda-s.
Përzgjedhja e fituesve është realizuar nga një juri ndërkombëtare e tri nivele me përbërje: 10 profesionistë më të mire të dizajnit, 10 klientë më kryesorë ndërkombëtarë dhe së fundmi 10 anëtarë nga publiku. Anëtarët e jurisë i shqyrtuan të gjitha logot e paraqitura të cilat patën rrjedhojën e një procesi të veçantë i cili reflekton procesin real që e shndërron një amblem në një logo të suksesshme: dizajnerët vendosin se cfarë t’ju paraqesin klientëve, klientët vendosin se cfarë t’ju paraqesin publikut, por në fund është cdo herë publiku që vendos nëse një markë është e suksesshme.
30 vlerësuesit kanë qenë të përzgjedhur nga BEDA (the Bureau European Design Association), AQUENT and Consumers International.
Konkurentët fitues të “Best of Europe(më e mira Europës)” dhe “Best of Nation (më e mira e vendit përkatës)” janë të disponueshëm online në adresën www.eulda.com dhe të gjitha logot fituese do të botohen nga fundi muajit dhjetor të vitit 2007 në katalogun vjetor.
|
|
| |
|
|
» INTERVISTA
|
|
Libri shqip nė Panairin e Shkupit
• Me rastin e panairit ftojmė publikisht stafin e ri nė ministrinė e kulturės qė tė kontribojė nė organizim tė mirrėfilltė tė kėtij panairi libri dhe ate sipas sygjerimeve qė shoqata jonė ka dhėnė qė moti; e ajo ėshtė qė nė organizim tė kyqen edhe asociacionet e librit dhe kulturės, si kudo nė botė, qė ky panair tė jetė vėrtetė njė eveniment ndėrkombėtarė i librit dhe fjalės sė shkruar.
|
|
|
» POOL
|
|
|
|