| » KATEGORITË |
|
|
| » LAJMET E FUNDIT |
|
|
| » NEWSLETTER |
|
|
| |
| Design by www.albart.com |
|
|
Kërko:
Site
Web
|
Reagim pėr programin e panaireve ndėrkombėtare
|
|
| Related articles |
Letėr publike drejtuar Ministrisė sė Kulturės tė Maqedonisė
• Shoqata e Botuesve Shqiptarė, duke i analizuar rezultatet e shpallura nga Ministria e Kulturės mė datėn 9 mars 2007 erdhi nė pėrfundim se nė pjesėn qė i pėrket veprimtarisė botuese shqiptare nuk janė bėrė ndryshime as cilėsore, e as sasiore, pėrkundrazi ka vėrejtur sėrrish surprizat qė rrėnojnė tė gjitha sistemet e vlerave, jo vetėm ato letrare dhe artistike, por edhe kriteret e profesionit botues. |
Hakmarrje apo respektim parimesh
• Kryetari i SHBSHM-sė, thotė se 63 tituj u janė shpėrndarė 23 subjekteve, ku shumė prej tyre nuk janė botues tė mirėfilltė, por organizata joqeveritare dhe firma tregtare. Anėtari i jashtėm i komisionit, Burhamedin Xhemaili thotė se nuk jemi bazuar te Shtėpia Botuese qė ka konkurruar, por jemi bazuar nė emrin e autorit |
|
|
Posted: 06/03/2008 - 11:06
• Po ashtu, mospajtimi ynė ka tė bėjė me faktin se nuk ėshtė marrė parasysh programi i SHBSH-sė pėr prezantim nė disa panaire ndėrkombėtare, program ky i paraqitur deri te Ministria e Kulturės nė afat tė rregullt kohor, nga i cili, pėr neve, mė me rėndėsi ėshtė panairi i librit nė Prishtinė, i cili sivjet shėnon edhe jubileun e parė tė mbajtjes sė tij dhe ėshtė panairi i parė i librit nė Kosovėn e pavarur. Ne, anėtarėt e Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, si organizatorė tė prezantimeve tė suksesshme nė shumė panaire ndėrkombėtare, mendojmė se rezultatet e shpallura nė programin e Ministrisė sė Kulturės nuk janė aspak tė drejta dhe reale, pasi si bartės dhe organizatorė pėr nė panairin e librit nė Frankfurt janė caktuar dy subjektet e njėjta tė cilat vjet dėshtuan dhe nuk arritėn tė organizojnė prezantim tė botimeve nga Maqedonia.
Shkup, 06 mars 2008
Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në mbledhjen e mbajtur më 4 mars 2008, vendosi të refuzojë programin e Ministrisë së Kulturës për pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare të librit për vitin 2008. Sipas vendimit të Ministrisë së Kulturës, SHBSH ishte caktuar të jetë bartës i prezantimit për në panairin e librit në Stamboll - Turqi dhe bashkëpjesëmarrës në panairin e librit në Beograd dhe eventualisht atë në Zagreb - Kroaci. Vërejtjet tona rreth programin janë sepse në programin e sivjetmë të Ministrisë së Kulturës nuk janë përfshirë panairet më relevante rajonale, ai që mbahet në Sofje dhe panairi i Tiranës, kurse është përkrahur prezantimi në panairin e librit në Beograd. Po ashtu, mospajtimi ynë ka të bëjë me faktin se nuk është marrë parasysh programi i SHBSH-së për prezantim në disa panaire ndërkombëtare, program ky i paraqitur deri te Ministria e Kulturës në afat të rregullt kohor, nga i cili, për neve, më me rëndësi është panairi i librit në Prishtinë, i cili sivjet shënon edhe jubileun e parë të mbajtjes së tij dhe është panairi i parë i librit në Kosovën e pavarur. Ne, anëtarët e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, si organizatorë të prezantimeve të suksesshme në shumë panaire ndërkombëtare, mendojmë se rezultatet e shpallura në programin e Ministrisë së Kulturës nuk janë aspak të drejta dhe reale, pasi si bartës dhe organizatorë për në panairin e librit në Frankfurt janë caktuar dy subjektet e njëjta të cilat vjet dështuan dhe nuk arritën të organizojnë prezantim të botimeve nga Maqedonia. SHBSH me këtë rast njofton institucionet relevante dhe opinionin e gjerë se, në bazë të programit tonë edhe sivjet në mënyrë të organizuar do të marrim pjesë në panairet e librit në Frankfurt dhe Stamboll, dhe në panairet e librit shqip në Tiranë dhe Prishtinë. Me këtë rast shprehim keqardhje që nuk arrihet të shfrytëzohet ndihma institucionale për prezantim sa më të mirë të vendit tonë nëpër këto ngjarje kulturore me rëndësi ndërkombëtare. Shpresojmë që Ministria e Kulturës të korrigjojë programin për pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të bëjë vlerësime më të drejta dhe më reale, ose përndryshe ta largojë edhe këtë program dhe mos ta rëndojë buxhetin me këtë.
Ramadan Ramadani, Kryetar Shoqata e Botuesve Shqiptarë |
|
| |
|
|
» INTERVISTA
|
|
Libri shqip nė Panairin e Shkupit
• Me rastin e panairit ftojmė publikisht stafin e ri nė ministrinė e kulturės qė tė kontribojė nė organizim tė mirrėfilltė tė kėtij panairi libri dhe ate sipas sygjerimeve qė shoqata jonė ka dhėnė qė moti; e ajo ėshtė qė nė organizim tė kyqen edhe asociacionet e librit dhe kulturės, si kudo nė botė, qė ky panair tė jetė vėrtetė njė eveniment ndėrkombėtarė i librit dhe fjalės sė shkruar.
|
|
|
» POOL
|
|
|
|